Flash

Iu gjet rreth 28 kg kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 25 January 2022
Iu gjet rreth 28 kg kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Gjirokastër me finalizimin e operacionit të koduar “Transporter”. Bëhet e ditur se në pranga është vënë M.G., 29-vjeç, banues në Gjirokastër. I riu u arrestua në aksin rrugor Kakavij-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës” pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij  tip “Toyota Yaris” u gjetën 27. 6 kg cannabis sativa. Kurse, bashkëpunëtori i tij, K. M., 28 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe  tre aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Vlorë. Mjeti tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit në lagjen “10 Korriku” të...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI