Flash

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Basha e zëvendëson menjëherë me Enkelejd Alibeajn

Lapsi.al 26 January 2022
Helidon Bushati dha dorëheqjen, Basha e zëvendëson

Drejtuesi politik për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka vendosur të tërhiqet nga posti i tij. Vetëm pak orë pasi ka dhënë dorëheqjen Bushati, Partia Demokratike ka emëruar nënkryetarin Enkelejd Alibeaj si drejtuesin e ri politik të këtij qarku.

"Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj. Duke falënderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë", thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI