Flash

Mitsotakis u kërkon falje qytetarëve: Nuk e menaxhuam mirë stuhinë e borës

Lapsi.al 26 January 2022
Mitsotakis u kërkon falje qytetarëve: Nuk e menaxhuam mirë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave duke u kërkuar falje qytetarëve, të cilët mbetën të bllokuar me orë të tëra në autostradën Attiki Odos, për shkak të reshjeve të borës.

Ai siguroi se përgjegjësitë do të caktohen duke pranuar dështimet dhe mangësitë, falënderoi drejtuesit e Shtetit dhe Forcave të Armatosura për përpjekjet mbinjerëzore që bënë dhe përfundoi duke thënë “Mësojmë dhe ecim përpara”.

Kyriakos Mitsotakis e përshkroi si “menaxhimi i pasuksesshëm i stuhisë së borës”. “ Gjërat nuk shkuan mirë dhe ne duhet të rregullojmë planet tona”, tha kryeministri.

“Dua të filloj duke kërkuar falje personale dhe të sinqertë nga bashkëqytetarët tanë që vuajtën për shumë orë duke u bllokuar në Attiki Odos.

Janë shumë të qarta përgjegjësitë ndaj koncesionarit për mënyrën se si u përball me këtë stuhi të fundit. Këto do të hetohen plotësisht në bazë të legjislacionit ekzistues, por edhe të kushteve të përfshira në kontratat përkatëse me shtetin.

Por problemet, le të jemi të sinqertë, nuk ekzistonin vetëm në Attiki Odos. Kishte edhe në rrugët kryesore. Është e qartë se edhe atje gjërat nuk kanë shkuar mirë dhe duhet të shikojmë shkaqet që kanë çuar në këtë situatë dhe të rregullojmë planet tona.

Është e qartë dhe nëse duhet të nxjerrim një mësim nga menaxhimi i pasuksesshëm i kësaj stuhie bore është fakti se në kohë krize, qendrat, drejtuesit e të gjitha këtyre strukturave, duhet të jenë bashkë, të vendosin dhe të veprojnë menjëherë së bashku”, derklaroi kryeministri grek.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI