Flash

Ndërtim pa leje, procedohen 3 punonjës së zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës

Lapsi.al 26 January 2022
Ndërtim pa leje, procedohen 3 punonjës së zyrës së

Tre punonjës të zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës janë vënë në hetim, pasi dyshohet se kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Punonjësit që janë proceduar nga policia R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe kanë shkelur ligjin duke favorizuar një person me inicialet A. I..

Ndërkohë, nën hetim për ndërtim të paligjshëm edhe pronari i objektit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, njofton Policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Vala e të ftohtit gradualisht do të filloj të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat di...

07:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI