Flash

Politologu analizon gjuhën banale të Veliajt: Ka trauma nga fëmijëria prej presioneve me kastrim

Lapsi.al 26 January 2022
Politologu analizon gjuhën banale të Veliajt: Ka trauma nga

Politologu Hysamedin Feraj i ka bërë një interpretim psikologjik gjuhës së përdorur nga Veliaj, në bashkëbisedimin me trajnerë për shkarkimin e presidentit të FSHF-së, Armand Dukës.

Ai shkruan se më të tronditurit në këtë rast duhet të jenë psikologët, të cilët mund të kuptojnë më mirë shkaqet që çojnë në përdorimin e atij fjalori banal dhe në zgjedhjen e disa fjalëve specifike.

"Rasti Veliaj më së shumëti do t'i ketë tronditur psikologët. Pacienti e di shkakun e sëmundjes se vet: traumën e njohur që shkakton te djemtë kërcënimi i vazhdueshëm dhe i besueshëm në fëmijëri me kastrim.

Mekanizmi mbrojtës që ka krijuar duke përfytyruar se i ka prej hekuri nuk e mbron nga shfaqjet e psikopatisë: ego dhe superego i tregojnë vazhdimisht që tesikujt prej teneqeje e pamundësojnë ushtrimin e burrërisë.

Psikologët janë më të tronditurit sepse kuptojnë më thelle pasojat e të qenit të traumatikut të pashpresë në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, në vend se pacient me shpresë në klinikën e tyre.

Po zgjedhësit e tij? Nuk kanë aq faj: nuk janë psikologë. Prandaj shpesh kemi psikopat në pushtet", shkruan Feraj në rrjetin social "Facebook".

Më poshtë audio ku Veliaj përdor fjalor banal ndaj trajnerëve.

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/pjesa-2-.mp3"][/audio]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI