Flash

Shoku i Taulant Xhakës bëhet pasuesi i Vlahovic: Fiorentina e mbyll për sulmuesin e Basel

Lapsi.al 26 January 2022
Shoku i Taulant Xhakës bëhet pasuesi i Vlahovic: Fiorentina e mbyll

Fiorentina kërkon ta harrojë Dusan Vlahovic, ende pa ikur akoma serbi: megjithë ardhjet e Piatek dhe Ikoné, një goditje e re për sulmin nga klubi viola. Është e kryer tashmë për Arthur Cabral, shoku i skuadrës i Taulant Xhakës te Basel. Sulmuesi brazilian, i lindur në vitin 1998, prej një viti ishte në qendër të vëzhguesve italianë, por lëvizja vendimtare mbërriti në orët e fundit dhe negociatat me Baselin pothuajse është e mbyllur. Për Cabral një investim prej 15 milionë euro plus 3 bonuse.

Në shtëpinë Viola tashmë po organizojnë kontrollet mjekësore që priten të bëhen nesër, por nuk përjashtohet shtyrja për në fundjavë për shkak të vonesave burokratike. Në çdo rast, marrëveshja duket se nuk është në diskutim pasi disa nga shokët e Cabral, si për shembull Matias Palacios, e kanë përshëndetur tashmë në rrjetet sociale.

Këtë sezon 23-vjeçari po regjistron shifra të shkëlqyera me fanellën e Baselit: mes kampionatit zviceran dhe Conference League tashmë ai ka shënuar 27 gola në 31 paraqitje. Edhe në dy sezonet e fundit të kampionatit ai ka arritur gjithmonë me dopio shifra, duke shënuar përkatësisht 14 dhe 18 gola. Vlerësimi i Basel ishte 18 milionë euro, Fiorentina e ka përmbushur kuotën e zviceranëve mes pjesës fikse e bonuseve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI