Flash

Paralajmërimi nga Shtëpia e Bardhë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt

Lapsi.al 28 January 2022
Paralajmërimi nga Shtëpia e Bardhë: Rusia mund ta pushtojë

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se ka mundësi që Rusia të mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, thotë Shtëpia e Bardhë përmes zëdhënëses së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Emily Horne. Deklaratat, presidenti amerikan i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Gjatë bisedës, Biden ka rikonfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, bashkë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me vendosmëri një invazioni rus në Ukrainë. Ndërsa presidenti ukrainas tha se ata diskutuan për përpjekje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe u dakordësuan për aksione të përbashkëta në të ardhmen.

Rusia ndërkohë thotë se sheh “pak terren për optimizëm”, në zgjidhjen e krizës pas refuzimit të SHBA për kërkesat e tyre kryesore. Por sipas disa raporteve konfidenciale, disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se Rusia, ndoshta, është duke pritur që terreni në Ukrainë të ngrijë, në mënyrë që të mund të zhvendosin pajisjet dhe armatimet e rënda.

Të këshilluara

Britania heq plotësisht masat antiCovid

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi. Në njoftimin nga Ministria e Shën...

16:57

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI