Flash

Zbulohen 10 vendet me pagat më të larta në botë, 8 prej tyre ndodhen në Europë

Lapsi.al 28 January 2022
Zbulohen 10 vendet me pagat më të larta në botë, 8 prej tyre

Kërkimi për një jetesë më të mirë dhe më të sigurt është një nga arsyet kryesore përse njerëzit emigrojnë. Kur bëhet fjalë për të vendosur se në cilin vend do të transferohemi, një nga faktorët më të rëndësishëm për t’u marrë parasysh është sa para është e mundur të fitohen ndërsa punojmë atje. Vende të caktuara përpiqen në industri të ndryshme në varësi të klimës, popullsisë dhe ekonomisë së tyre. Paga mesatare është një masë e të ardhurave totale, pas taksave e ndarë në numrin e përgjithshëm të të punësuarve. Më poshtë janë 10 vendet me pagesat më të larta dhe me nivelin e papunësisë më të ulët nga raportet zyrtare të shteteve të botës.

Australia:

Të ardhurat mesatare vjetore 49.126 $. Paga minimale 23.374 $. Papunësia: 5%. Ka një popullsi të vogël, inkurajon emigrimin e punëtorëve të kualifikuar.

Belgjika:

Të ardhurat mesatare vjetore 49.675 $. Paga minimale 21.309 $. Papunësia: 6.2%. Për shkak pozitës gjeografike, është lider për tregtinë në BE.

Austria:

Të ardhurat mesatare vjetore 50.349 $. Papunësia: 5.1%. Një vend i vogël evropian, por me një stabilitet të madh financiar.

Norvegjia:

Të ardhurat mesatare vjetore 51.212 $. Papunësia: 4%. Ekonomia e këtij vendi, mbështetet kryesisht në burimet e veta natyrore.

Danimarka:

Të ardhurat mesatare vjetore 51.466 $ . Papunësia: 4.8%. Danezët kanë standardet më të mira të jetesës në botë. Aty kanë selinë shumë kompani të mëdha botërore.

Holanda:

Të ardhurat mesatare vjetore 52.877 $. Paga minimale 21.276 $. Papunësia: 3.5%.

SHBA:

Të ardhurat mesatare vjetore 60.558 $. Paga minimale 15.080 $. Papunësia: 4%. Emigrimi në këtë vend, mbetet ende ëndrra e shumë njerëzve.

Islanda:

Të ardhurat mesatare vjetore 61.787 $. Papunësia: 2.9%. Tiparet unike mjedisore, e kanë bërë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë në botë.

Zvicra:

Të ardhurat mesatare vjetore 62.283 $. Papunësia: 2.4%. Aty ruhen shumica e parave të botës, transmeton albinfo.ch.

Luksemburgu:

Të ardhurat mesatare vjetore 63.062 $. Paga minimale 23.791 $. Papunësia: 5%. Ekonomia e këtij vendi shumë të vogël, varet nga sektori bankar.

Të këshilluara

Britania heq plotësisht masat antiCovid

Britania e Madhe duke filluar nga sot ka hequr masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), përveç izolimit në rast infektimi. Në njoftimin nga Ministria e Shën...

16:57

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI