Flash

Banorët e ‘5 majit’ mblidhen sërish në protestë, u bashkohen dhe ata të Laprakës: Na thanë dilni për 5 ditë, ku të shkojmë ne

Lapsi.al 29 January 2022
Banorët e ‘5 majit’ mblidhen sërish në protestë,

Banorët e zonës “5 Maji” dhe ata të Laprakës janë bërë bashkë për të protestuar te zona e ish-sheshit Shqiponja. Banorët e Laprakës deklarojnë se janë njoftuar që për 5 ditë duhet të lirojnë shtëpitë për shkak se do të prishen prej rikualifikimit urban.

Një banor i Laprakës ka thënë se shtëpinë e ka ndërtuar që në vitin 1993 dhe e ka disa katëshe, bashkë me vëllezërit e tij. Sipas tij i është dërguar një letër para 5 ditësh dhe i kanë njoftuar se do të shemben shtëpitë për rikualifikimin urban.

"Na sollën një letër dhe na thanë që për 5 ditë të ikim. Unë kam pyetur vetë në urbanistikë dhe më thanë vazhdo me ndërtimin. Pse vijnë tani dhe na nxjerrin jashtë. Ne nuk jemi kundër rrugës. Por ku do të na çojnë? Ne nuk do të dorëzohemi", tha ai.

E pranishme në protestë ishte edhe nënë Liza, që u shndërrua simbol i protestës së '5 Majit'.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI