Flash

"Mendon për të rregulluar bilancin e Juventusit": kërkon Kulusevskin e Bentancur, tifozët e Tottenham akuzojnë Paraticin

Lapsi.al 29 January 2022
"Mendon për të rregulluar bilancin e Juventusit":

Fillimisht Dejan Kulusevski, pastaj pas pak orësh edhe Rodrigo Bentancur. Zërat në merkaton e transferimeve mes Juventus dhe Tottenham po rriten nga dita në ditë me hipoteza dhe negociata të kryqëzuara dhe kjo situatë ka filluar të bezdisë tifozët e Spurs, të cilët kanë drejtuar gishtin te drejtori sportiv i tyre Fabio Paratici, ish-drejtori bardhezi. Pas njoftimit të firmës me Vlahovic nga bardhezinjtë, e ardhmja e Kulusevskit është bërë thelbësore dhe klubi londinez është duke studiuar situatën e talentit suedez. Tani interesi i bardhezinjve për Zakarian shtyn edhe Bentancurin në veri të Londrës.

Propozimi për Kulusevskin është një huazim me detyrim blerje për një total prej 35 milionë euro; një shifër që do të ishte joshëse për Juventusin, që qershorin e ardhshëm do ta ketë suedezin në buxhet për më pak se 20 milionë euro.

Gjithsesi, në orët e fundit, është rritur edhe hipoteza Bentancur për Spurs e pikërisht kjo e dhënë ka bezdisur shumë tifozë të Tottenham, që kanë reaguar në rrjetet sociale. Akuza e drejtuar ndaj Paraticit është se ai nuk punon duke menduar për të mirën dhe të ardhmen e Spurs, por për të rregulluar bilancin e Juventusit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI