Flash

Video/ "Rrezikova jetën dhe me 95% mund të përfundoja në karrigen me rrota": kampioni i çiklizmit tregon përplasjen me autobusin

Lapsi.al 29 January 2022
Video/ "Rrezikova jetën dhe me 95% mund të përfundoja
Që kishte rrezikuar jetën, e që mund të mos ecte më, u kuptua nga dinamika e aksidentit, dëmi i raportuar dhe raportet e mjekëve. Tani e thotë vetë kampioni i ciklizmit Egan Bernal. “Pasi pata 95% mundësi për të mbetur paraplegjik, e gati humba jetën duke bërë atë që dua, sot falënderoj Zotin, klinikën La Sabana, të gjithë specialistët që bënë të pamundurën, familjen time, të dashurën Maria Fernanda dhe të gjithë ju për mendimet tuaja. Unë jam ende në terapi intensive, duke pritur ndërhyrje të tjera kirurgjike, por duke i besuar Zotit gjithçka do të shkojë mirë”. https://www.youtube.com/watch?v=EJgwvPy18FE Aksidenti i tmerrshëm që përfshiu Egan Bernal, mbretin e Giro d'Italia 2021 dhe Tour de France 2019, ndodhi të hënën në Kolumbi: 25-vjeçari nga Ineos-Grenadiers u përplas me një autobus me 65 km në orë ndërsa ishte duke kryer stërvitje, bashkë me shokët e tij me biçikletën e kronometruar. Ndër dëmtimet kryesore janë frakturat e femurit dhe patelës dhe nevoja për të stabilizuar 6 vertebra, aspekti më delikat përsa i përket lëvizshmërisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI