Flash

E rëndë, bie nga lartësia, humb jetën 15 vjeçarja

Lapsi.al 30 January 2022
E rëndë, bie nga lartësia, humb  jetën 15 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një e mitur ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, ku dyshohet se 15 vjeçarja ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka konfirmuar policia.

Të këshilluara

Lehtësohen disi masat anti-COVID në Europë

Duke parë një ulje të numrit të personave të infektuar me Covid-19 disa vende në Europë kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID. Një nga këto vende është S...

20:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI