Flash

Shkencëtarët danezë: Varianti i ri i Covid-19, dy herë më infektues se Omicroni

Lapsi.al 30 January 2022
Shkencëtarët danezë: Varianti i ri i Covid-19, dy herë

Varianti i ri i Covid-19, i quajtur BA.2, është 1,5 herë më infektues sesa Omicron. Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët danezë, të cilët thonë se në vendin e tyre tashmë varianti i ri është më dominant.

“Kemi të dhëna se është më i transmetueshëm, sidomos tek të pavaksinuarit, por infekton edhe personat me të treja dozat”, tha Tyra Grove Krause, një nga krerët e autoritetit shëndetësor danez.

Pavarësisht kësaj, Danimarka nuk e konsideron kërcënues variantin e ri dhe këtë javë njoftoi se do të heqë çdo masë shtrënguese kundër pandemisë.

“Mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne eliminojmë kufizimet me nivelet aktuale të infektimit, por duhet të shohim më shumë shifrat, një nga më të rëndësishmet është ajo e pacientëve të sëmurë rëndë dhe ajo kurbë është thyer” tha në një konferencë për shtyp kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

Të këshilluara

SHBA goditen nga stuhi të fuqishme dëbore

Një stuhi e fuqishme dimërore që Shërbimi Kombëtar i Motit e klasifikoi si një “ciklon bombë” filloi të godasë lindjen e Massaçusets të shtunën pasi solli borë ...

22:44

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI