Flash

Manchester City djeg konkurencën e klubeve të mëdha: firmos me talentin argjentinas të River Plate

Lapsi.al 31 January 2022
Manchester City djeg konkurencën e klubeve të mëdha: firmos me

Julian Alvarez është lojtari i ri i Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë djegur konkurencën e gjysmës së Evropës për të rrëmbyer talentin e River Plate, që sot festoi ditëlindjen e 22-të. Sulmuesi argjentinas, i cili ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare e gjysmë me Citizens, do të qëndrojë në Argjentinë të paktën deri në korrik.

Beteja e gjatë për një nga talentet më të shkëlqyer të Amerikës së Jugut është fituar përfundimisht nga City. Alvarez kishte përfunduar edhe në listën e dëshirave të Juventusit, Milanit, Interit dhe Fiorentinës, apo Bayern Mynih e Liverpool të cilët kishin tentuar të bënin lëvizjen e tyre por ishin refuzuar për ofertë jo në nivelin e duhur. Djaloshi megjithatë donte një skuadër të madhe dhe në fund dëshira iu plotësua. Nën drejtimin e kujdesshëm të Guardiolës, nëse Alvarez do të dijë të luajë mirë letrat e tij, mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror.

Drejtori sportiv Txiki Begiristain është ekzaltuar nga kjo blerje. "Julian është një lojtar që e kemi monitoruar prej disa kohësh," tha ai për faqen zyrtare të klubit. Jam shumë i lumtur që arritëm ta sjellim te Manchester City. Unë me të vërtetë besoj se mund t'i sigurojmë atij kushtet e duhura për të shpërthyer potencialin e tij dhe ta bëjmë një lojtar të madh".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI