Flash

Aksident me vdekje në aksin Fier-Levan, makina shtyp këmbësorin

Lapsi.al 2 February 2022
Aksident me vdekje në aksin Fier-Levan, makina shtyp këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Fier-Levan. 23-vjeçari A. M. duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas, që dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se po punohet për identifikimin e viktimës.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë. Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës”, njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI