Flash

Escobar: Të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, SHBA mbështet fuqishëm Kosovën

Lapsi.al 2 February 2022
Escobar: Të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, SHBA mbështet

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Miroslav Lajçak këtë të mërkurë kanë përfunduar vizitën e tyre dy ditore në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat Escobar e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Kosovë së bashku me Lajçak. Ndër të tjera përfaqësuesi amerikan është shprehur se gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë , kanë zhvilluar takime të suksesshme me udhëheqësit kyç .

“Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendoj se kemi pasur takime të mira.

Në fund të këtij procesi shpresojmë që të ketë rezultat dhe të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë  Escobar.

Ndër të tjera ai ka theksuar se administrata e SHBA-ve e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Kjo administratë bashkë me administratat tjera të SHBA-ve mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, është shprehur ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI