Flash

Sulmet e Veliajt ndaj FSHF-së sjellin në Tiranë Ceferin: presidenti i UEFA-s vjen për zgjedhjet e finalen UECL

Lapsi.al 2 February 2022
Sulmet e Veliajt ndaj FSHF-së sjellin në Tiranë Ceferin:

Qendrim apo jo në krah të FSHF-së dhe presidentit Armand Duka, në kulmin e përplasjeve mes Federatës dhe Kryebashkiakut Erjon Veliaj kjo mbetet për tu parë, por ardhja e Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin është një paralajmërim i fortë për politikën, të mbajë duart larg futbollit.

Tani është zyrtare e konfirmuar edhe nga FSHF: kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.

Ndonëse përflitej se Ceferin duhej të mbërrinte ditën e hënë, kjo nuk u arrit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur. Nuk dihet ende nëse Ceferin do të mbajë ose jo një qëndrim në kulmin e betejës përpara zgjedhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, e cila duket e tensionuar. Nga njëra anë flitet për manipulim të zgjedhjeve për Shoqatat Rajonale dhe nga tjetra flitet për një ndërhyrje të politikës në këtë proçes zgjedhor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI