Flash

Flakët shkrumbojnë banesën në Selenicë

Lapsi.al 3 February 2022
Flakët shkrumbojnë banesën në Selenicë

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të enjtje në Selenicë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Velçë, Selenicë, ku si pasojë e flakëve të zjarrit është  djegur plotësisht banesa e shtetasit  Nj. H..

Fatmirësisht sipas policisë ka vetëm dëme material, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Me datë 03.02.2022, rreth orës 14:30 në fshatin Velçë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit  Nj. H.,ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë kujtojmë se këtë të enjte si pasojë e flakëve të zjarrit në një banesë në Shkodër ka humbur jetën një 79 vjeçar dhe është lënduar bashkëshortja e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI