Flash

Inter, Bastoni ndez derbin: "Absolutisht kurrë te Milan"

Lapsi.al 3 February 2022
Inter, Bastoni ndez derbin: "Absolutisht kurrë te Milan"

Pritja është drejt fundit, Serie A rikthehet në fushë dhe e bën këtë duke propozuar menjëherë një derbi të rangut të lartë mes Interit dhe Milanit. Pas merkatos së transferimeve, ai që ka ndezur atmosferën është Alessandro Bastoni, mbrojtësi i zikaltërve dhe interist që fëmijë: “Është një emocion i jashtëzakonshëm dhe thelbësor. E rëndësishme do të jetë të mos humbasim, pastaj shpresoj që Calhanoglu të mund të përsëritet".

Një jetë te zikaltrit dhe një mundësi, ajo për të shkuar në anën tjetër të qytetit të Milanos, të cilën mbrojtësi nuk e merr parasysh fare: “Çdo lojtar bën zgjedhje – komentoi Bastoni për DAZN-, por për aq sa më takon mua nuk ka as 0.1% mundësi që të mund të zgjedh të shkoj te Milan”.

Diskutim ndryshe nga ai i Calhanoglu për rrugën e bërë në të kundërt: "Mbaj mend fishkëllimat e ndeshjes së parë sikur të ishte dje, një kaos i jashtëzakonshëm dhe një moment tensioni i madh. Shpresoj që të mund të përsëritet."

Interi po shkon drejt titullit dhe mposhtja e Milanit do t'i hiqte një tjetër konkurrent: "Do të jetë thelbësore sidoqoftë që të mos humbasim pikë kundër të vegjëlve për të bërë të vlejnë cfarë kemi arritur në ndeshjet direkte - përfundoi Bastoni - E rëndësishme është të mos humbasim, por kampionati është i gjatë. Vitin e kaluar në këtë pikë ne nuk ishim ende në krye të renditjes dhe më pas fituam me 10 pikë diferencë. Është shumë herët, gjithçka mund të ndodhë."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI