Flash

Burg pa afat për noteren/ Prokuroria heton edhe 3 kallëzime të tjera

Lapsi.al 5 February 2022
Burg pa afat për noteren/ Prokuroria heton edhe 3 kallëzime të

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për noteren Rezarta Koci e cila u vu në pranga një ditë më parë me akuzën e vjedhjes së qytetarëve. Gjyqatari vendosi që noterja të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për vepren penale të vjedhjes dukë shpërdoruar detyrën.

Nga dosja hetimore rezulton se Rezarta Koçi në cilësinë e noteres ka marrë nga shitësi i një banesë shumën prej 72 milionë lekësh. Sipas prokurorisë pasi palët kanë rënë dakord për të bërë shitblerjen e banesës në llogarinë e noteres ka kaluar shuma e parave e cila qëndron e bllokuar sipas ligjit deri sa të dalë hipoteka e objektit. Në dosje thuhet se Koci ka terhequr shumën e parave nga llogaria dhe nuk ja ka dhënë pronarit që shiste apartamentin.

Në polici janë dorëzuar edhe 3 kallëzime të tjera për noteren që kanë të bëjnë me mashtrime por deri më tani kallëzimet janë në fazë verifikimi. Gjatë seancës së mbajtur Koci është shprehur se është në gjendje të rënduar dhe se do të fliste në një moment të dytë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI