Flash

Video/ Vllazninë e ndalin shtyllat, bardhezinjtë i falen një penalltie plot polemika: spektakël e tension në Laç

Lapsi.al 6 February 2022
Video/ Vllazninë e ndalin shtyllat, bardhezinjtë i falen një

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 19 të kampionatit, Laçi mposht Vllazninë 1-0, në një ndeshje spektakolare, të vendosur nga një penallti plot polemika që tensionuan sfidën. Në fund, Josa ruan ecurinë fantastike dhe konfirmohet skuadra anti-Tiranë, ndërsa Vllaznia mund t'i kushtohet Kupës, sepse në kampionat, pavarësisht shprehjes se 'është i gjatë' 13 pikët janë një humnerë e vërtetë.

Laci, në të parën pa Lushkjan, nuk duket se e ndjeu mungesën e fantazistit dhe traversa e Guindos në minutën e 4' vetëm sa ndezi atmosferën. Shkodranët në anën tjetër u përgjigjën me Latifin, që nuk gjeti kuadratin në minutën e 17 në pasimin e Hakajt. Por emocioneve sportive iu shtuan edhe polemikat në minutën e 26′, kur Gjurgjeviç shënoi, duke përfituar nga gabimi i Malotës, por pas konsultimit me VAR, Hamiti sinjalizoi prekjen e topit me dorë nga Da Silva gjatë aksionit të golit.

Një ndeshje nervoze që e treguan 7 kartonë të verdhë vetëm në pjesën e parë, por Vllaznia ishte skuadra me impaktin më të mirë me ndeshjen, pavarësisht se pasaktësia para portës favorizoi goditjen e Lacit në minutën e 63′ Mentor Mazrekaj u pengua në zonë nga Da Silva, ndërhyrje që arbitri Hamitaj e dënoi me 11-metërsh të shndërruar në gol nga Guindo.

Vllaznia tentoi të ndryshonte rezultatin, por u përplas me një Dajsinani brilant dhe traversën në të cilën Aralica dështoi të barazonte rezultatin. Kështu, kurbinasit mbajnë kursin e kryesuesve të Tiranës, duke ngushtuar sërish diferencën në 6 pikë, ndërkohë Vllaznia është pozicionuar në vendin e 4, 13 pikë më pak se bardheblutë e Shehit!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI