Flash

Kamionistët kundër vaksinimit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kanada

Lapsi.al 7 February 2022
Kamionistët kundër vaksinimit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryetari i Bashkisë së Otavës, Jim Watson shpalli të dielën gjendjen e jashtëzakonshme, në përgjigje të protestave të kamionistëve, që zgjatën për më shumë se një javë kundër kufizimeve ndaj Covid-19.

Jim Watson tha se qyteti ishte plotësisht jashtë kontrollit, ku demostruesit e kalojnë disa herë numrin e Policisë.

Ai tha se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve.

Kamionistët kanë ‘paralizuar’ qendrën e Otavës, me automjete dhe tenda prej disa ditësh.

“Karvani i Lirisë” filloi si lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët duhet të vaksinohen me detyrim kundër Covid.

Duke folur për radion kanadeze “CFRA”, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më keq duke iu rënë sirenave dhe ndezur fishekzjarrë për ta kthyer të gjithë situatën si një festë në rrugë.

Të këshilluara

Australia rihap kufijtë pas 2 vitesh

Autoritetet në Australi bëjnë me dije se do të rihapin plotësisht kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar duke filluar nga 21 shkurti. Lajmi u dha nga ...

09:03

Scholz dhe Biden takohen në Uashington

Olaf Scholz në prag të vizitës së tij të parë tek presidenti i SHBA-së është i rrethuar nga një vorbull paqartësish. Në Gjermani kritikët në mediat sociale kanë...

08:25

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI