Flash

Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 7 February 2022
Shkarkimi i Ilir Metës, sot seanca e radhës në Gjykatën

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet mëngjesin e së hënës për të tretën herë për të vijuar shqyrtimin e vendimit të parlamentit që kërkon shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në seancën e fundit, përfaqësuesit e presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Sipas tyre, presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. Pas pretendimeve të presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre, për të cilat juristët e Presidencës kërkuan 48 orë kohë për përgjigjet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të izoluara në Veriperëndim të territorit. Por në orë...

07:25

Merren peng dhe dhunohen 2 persona në Berat

Dy persona janë marrë peng si edhe janë dhunuar në Berat. Policia bën të ditur se ka arrestuar tre autorët e kësaj ngjarje. Sipas “bluve” janë prangosur H.K, 27...

14:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI