Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Edhe Spanja drejt hapjes, heq detyrimin për maskë në ambientet e jashtme, bien shifrat e të infektuarve

Lapsi.al 8 February 2022
Edhe Spanja drejt hapjes, heq detyrimin për maskë në ambientet e

Spanja ka njoftuar se do të heqë masën e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme, pasi shkalla e infektimeve me COVID-19 ka filluar të bie dhe spitalet po raportojnë se numri i pacientëve po ashtu është më i ulët. Mbajtja e maskës në ambiente të jashtme nuk do të jetë obligative nga dita e mërkurë, tha zëdhënësja e Qeverisë spanjolle, Isabel Rodriguez, pasi ekzekutivi mbajti mbledhjen javore.

Kjo masë do të aplikohet edhe për nxënësit, të cilët nuk do të obligohen të mbajnë maska gjatë pushimeve në mes orëve.

Megjithatë, mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë obligative për ambiente të mbyllura, përfshirë edhe gjatë përdorimit të transportit publik, ku njerëzit do të duhet të mbajnë distancë prej 1.5 metrave nga njëri-tjetri.

Masa e mbajtjes së maskës edhe në ambiente të jashtme u vendos dhjetorin e vitit të kaluar, pas rritjes së rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, në periudhën nëntor 2021 – janar 2022, ky shtet raportonte mbi 3,400 infektime në 100,000 banorë. Por, në 14 ditët e fundit, kjo shifër ka rënë nën 2,000.

Autoritetet ia atribuojnë rënien e rasteve nivelit të lartë të vaksinimit. Në Spanjë, 81 për qind e popullatës është e vaksinuar kundër koronavirusit. Që prej fillimit të pandemisë, ky shtet ka raportuar për mbi 94,000 viktima.

Të këshilluara

Navalny përballet me një gjykim të ri

Opozitari rus, Aleksei Navalny do të përballet me një gjykim të ri javën e ardhshme. Gjykimi do të mbahet brenda burgut ku ai gjendet aktualisht dhe ai nëse gje...

15:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI