Flash

Zapata fluturon në Finlandë: do të vizitohet nga "magjistari" i tendinave

Lapsi.al 8 February 2022
Zapata fluturon në Finlandë: do të vizitohet nga

Atalanta vazhdon të jetë në ankth për shkak të dëmtimit të Duvan Zapatas. Ditën e sotme priteshin të reja në lidhje me problemin që e kishte detyruar sulmuesin të linte ndeshjen kundër Cagliarit pak minuta pas hyrjes në fushë, por klubi bergamask ka njoftuar se të mërkurën kolumbiani do të fluturojë drejt Finlandës për t'iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme. Ai do të vizitohet në klinikën në Turku të profesor Sakari Oravas, një prej mjekëve sportivë më të rëndësishëm në botë, i specializuar veçanërisht në kirurgjinë e tendinave.

Prandaj mendimi i Oravas do të jetë vendimtar: nëse operacioni është i nevojshëm, Zapata rrezikon një ndalesë prej rreth 4 muajsh. Kjo do të thotë, në fakt, deri në sezonin e ardhshëm. Një dëmtim i ngjashëm (shkëputje e tendinës së aduktorit) i kishte ndodhur edhe Bryan Cristantes në fund të vitit 2019 dhe në atë rast, duke ndjekur gjithmonë mendimin e finlandezit, ai kishte zgjedhur një terapi konservative, pa kirurgji, e cila lejoi që mesfushori i verdhekuqve të rikthehej në fushë pas rreth dy muaj e gjysmë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI