Flash

"Arbitri Ziri ishte me Partinë Demokratike sot": Memelli shpërthen në akuza ndaj gjykimit pas eleminimit

Lapsi.al 9 February 2022
"Arbitri Ziri ishte me Partinë Demokratike sot": Memelli

"Erdha për një no-coment, por për respekt po i bëj disa komente. Nuk kemi anë psikologjike të rënduar. Luajtëm si superior dhe aspak si skuadër inferiore. Morëm një gol me penallti shënuam një gol të rregullt. Për sa kohë që gjërat nuk i bëjmë dot me forcën e fushës, nuk i zhbëjmë dot jashtë fushës. Ziri ishte me Partinë Demokratike sot. Nuk kam asnjë problem me veten unë". Migen Memelli është një lumë i fryrë pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, i mundur 1-0 nga Teuta, me një gol me penallti. Tërbimi i teknikut të Skënderbeut është përplasur mbi arbitrin Ziri: "Kush ma heq të drejtën mua të synoj Kupën, për sa kohë e kam guximin bashkë me lojtarët. Zgjuarsia i takon tjetër kujt, guximi më takon mua. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, maksimumin do japin edhe ne".

Memelli nuk e ka fshehur zemërimin për golin e anulluar: "Bujar Pregja më tha se marrim si referencë gjykimin që i bëjnë ata momentit jo rregullores. Te goli i anuluar ka tërheqje te Dajan Shehi. VAR-i hyn për të na anuluar golin, por penallti nuk na japin. Komplimente Teutës, ne na ngelet pjesa për të bërë mirë në kampionat. Kjo puna jonë këtu ka stres, dua të falënderoj lojtarët për forcën që kanë treguar. Të gjitha pjesët e tjera i ngelet të ardhmes. Kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI