Flash

Qeveria vendos, bonus mbështetës për transportin e nxënësve dhe mësuesve në zonat e largëta

Lapsi.al 9 February 2022
Qeveria vendos, bonus mbështetës për transportin e

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi këtë të mërkurë pas mbledhjes së këshillit të ministrave është shprehur se një ndër vendimet e marra në këtë mbledhje është zgjidhja e problematikës për transportin e nxënësve dhe të punonjësve të arsimit parauniversitar. Kushi tha se do të rimbursohet me 50% çmimi i indeksuar i biletës për transportin në zonat rurale, të cilët shkojnë në shkollë me furgon. Ajo ka theksuar se tashmë përveç nxënësve dhe mësuesve nga ky bonus do të përfitojnë dhe oficerët e sigurisë dhe punonjësit sociale në shkolla.

‘Lajm i mirë për arsimin, lidhet me një bonus prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.   Ne ja dërgonim familjes së nxënësve. Ne nuk kemi qëllimti japim para familjeve, por qëllimi është që nxënësit të kenë minibuzin që ti çojë në shkollë. Rritja e çmimit do të bëjë që operatorët që ofrojnë shërbimin të jenë më të interesuar. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.’- tha Kushi.

Të këshilluara

Kapet me armë një 16-vjeçar në Tiranë

Policia e Tiranës ka kapur një 16-vjeçar me armë në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se adoleshenti K. C., është proceduar penalisht për veprën penale “Prodh...

12:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI