Flash

Shemben banesa të tjera te “5 Maji”/ Policia rrethon zonën, banorët e gdhinë natën jashtë (VIDEO)

Lapsi.al 9 February 2022
Shemben banesa të tjera te “5 Maji”/ Policia rrethon

Pavarësisht rezistencës së banorëve prej ditësh, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen e banesave në njësinë numër 4, për t'i hapur rrugë projektit të rindërtimit në zonën e 5 majit.  Në ndihmë të IMT-së në zonë, kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe pritet të shemben rreth 11 shtëpi. Të shumtë janë banorët që kanë kundërshtuar procesin. Ata kanë kaluar natën jashtë, ndërsa këmbëngulin se marrëveshja që bashkia ka bërë me ta nuk është e drejtë. Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet.

Një banor, me certifikatë pronësie në duar, ka hipur mbi mur dhe bën thirrje për të mos i shembur banesën. Pas disa minutash rezistencë ai është larguar me forcë nga policia dhe më pas fadroma ka nisur shembjen e banesës së tij.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/02/WhatsApp-Video-2022-02-09-at-8.54.58-AM-1-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/02/WhatsApp-Video-2022-02-09-at-8.54.58-AM-2.mp4"][/video]

 

Lagja e tregut të madh, e njohur si zona 5 maji  është përfshirë nga bashkia në programet e rindërtimit. Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimet në mes të tetorit, duke ofruar pagesa qiraje dhe një akt-marrëveshje me banorët për të përfituar nga programet e rindërtimit. Megjithatë, banorët dyshojnë se dokumenti është i njëanshëm pa vulë dhe pa firmë, dhe se në të nuk shënohen afate për fillimin dhe përfundimi i punimeve, vendi dhe koha e kompensimit të pronës, shkëmbimit dhe nuk cilësohet pronësia apo përdorimi i pronës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI