Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

'Sulltani' zgjeron kontrollin mbi mediat, kërcënon me bllokim Zërin e Amerikës dhe mediat e tjera ndërkombëtare

Lapsi.al 9 February 2022
'Sulltani' zgjeron kontrollin mbi mediat, kërcënon me

Autoriteti mbikëqyrës i mediave në Turqi i ka dhënë afat prej 72 orësh tri agjencive ndërkombëtare të lajmeve që të marrin licencë për operim, ose në të kundërtën qasja në platformat e tyre do të bllokohet.

Ilhan Tasci, deputet opozitar, kritikoi këtë vendim të Këshillit Suprem për Radio dhe Televizion (RTUK). Ky këshill ka kërkuar nga ueb-faqet në gjuhën turke të Zërit të Amerikës, të transmetuesit gjerman, Deutsche Welle, dhe të Euronews të bëjnë kërkesë për licencë. Sipas Tasci, ky vendim shënon një sulm të mëtejmë ndaj lirisë së medias në Turqi.

“Vendimi u mor me shumicë të votave, që të jepet 72 orë afat për marrjen e licencës për ueb-faqet amerikaninsesi.com, dw.com/tr, dhe tr.euronews.com”, tha Tasci, që është një prej nëntë anëtarëve të bordit të RTUK-së.

Bordi i Këshillit Suprem për Radio dhe Televizion, që dominohet nga partia në pushtet Partia AK, nuk ka komentuar lidhur me kërkesën për licencë operimi.

Në vitet e fundit, Turqia ka rritur mbikëqyrjen e mediave, duke i dhënë më shumë fuqi këtij këshilli për mbikëqyrjen e të gjithë përmbajtjes online. Ky këshill po ashtu ka fuqi që të largojë përmbajtjen e mediave. Rreth 90 për qind e transmetuesve mediatik në Turqi tani ose janë në pronësi të shtetit, ose janë të afërta me Qeverinë.

Tasci tha se qëllimi kryesor i RTUK-së është liria e medias.

Shtetet perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar Qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan, se po përdor puçin e dështuar të vitit 2016 si pretekst për të shuar zërat kritikë. Por, Qeveria e Turqisë e mohon këtë akuzë, duke thënë se masat janë të nevojshme për shkak të kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballet Turqia./REL/

Të këshilluara

Suedia shfuqizon të gjitha masat anti-Covid

Suedia ka shfuqizuar të gjitha masat epidemiologjike, duke i dhënë fund testimit masiv pa pagesë për COVID-19 si dhe ka hapur të gjithë kufijtë për qytetarët e ...

13:06

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI