Flash

Tensionet te "5 Maji"/ Policia futet me dhunë në shtëpi, tërheqin zvarrë gratë (VIDEO)

Lapsi.al 9 February 2022
Tensionet te "5 Maji"/ Policia futet me dhunë në

Shembja e 11 banesave të lagjes "5 Maji" është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve. Forcat e Inspektoratit të Territorit dhe forcat e policisë Shqiponja kanë ndërhyrë me dhunë në një familje, shtëpia e të cilëve ishte vendosur për tu shembur këtë të martë. Anëtarë të familjes tentuan që të ngujoheshin brenda shtëpisë, por janë nxjerë me dhunë prej aty. Nga pamjet mund të shihet si banorët janë tërhequr zvarrë nga punonjësit, sepse nuk pranuan të lirojnë shtëpinë.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/02/WhatsApp-Video-2022-02-09-at-10-1-1.mp4"][/video]

Përveç banorëve, forcat e policisë kanë larguar me forcë gazetaren e Ora News, Sonila Musai e cila ishte duke raportuar ngjarjen.

[video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/02/WhatsApp-Video-2022-02-09-at-10.09.15-AM-2.mp4"][/video]

Lagja e tregut të madh, e njohur si zona 5 maji  është përfshirë nga bashkia në programet e rindërtimit. Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimet në mes të tetorit, duke ofruar pagesa qiraje dhe një akt-marrëveshje me banorët për të përfituar nga programet e rindërtimit. Megjithatë, banorët dyshojnë se dokumenti është i njëanshëm pa vulë dhe pa firmë, dhe se në të nuk shënohen afate për fillimin dhe përfundimi i punimeve, vendi dhe koha e kompensimit të pronës, shkëmbimit dhe nuk cilësohet pronësia apo përdorimi i pronës.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI