Flash

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 9 February 2022
U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 31-vjeçari në

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Suplier 2”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 31-vjeçar, si dhe ka sekuestruar lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

"Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Suplier 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

 

– K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. R., 31 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”", njofton policia.

Të këshilluara

Kapet me armë një 16-vjeçar në Tiranë

Policia e Tiranës ka kapur një 16-vjeçar me armë në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se adoleshenti K. C., është proceduar penalisht për veprën penale “Prodh...

12:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI