Flash

Mbi 100 doza drogë gati për shitje, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 10 February 2022
Mbi 100 doza drogë gati për shitje, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një aktivitet të paligjshëm për shpërndarjen e drogave në doza të vogla. Gjatë aksionit të zhvilluar nga blutë janë sekuestruar 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një aparat celular. Ndërkohë, në pranga ka rënë poseduesi i drogës dhe parave, 21-vjeçari Xhesi Mehmeti, banues në Tiranë.

"Në rrugën “Thoma Koxhaj”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Ndërkohë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI