Flash

Stërvitja ushtarake Rusi - Bjellorusi/ Reagon Ukraina: Presion psikologjik, kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin

Lapsi.al 10 February 2022
Stërvitja ushtarake Rusi - Bjellorusi/ Reagon Ukraina: Presion psikologjik,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Grumbullimi i forcave në kufi është presion psikologjik nga fqinjët tanë”, tha Zelensky përmes një deklarate për shtyp.

“Sot kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin tonë me nder”, shtoi ai.

Ushtrimet që do të zgjasin dhjetë ditë, do të zhvillohen përgjatë kufirit ndërmjet Ukrainës dhe Bjellorusisë. Rreth 30 mijë trupa ushtarake ruse pritet të marrin pjesë në këto stërvitje.

Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes.

Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mbi 100,000 trupat që ka vendosur pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e saj ku të dojë brenda territorit rus./rel

Të këshilluara

Suedia shfuqizon të gjitha masat anti-Covid

Suedia ka shfuqizuar të gjitha masat epidemiologjike, duke i dhënë fund testimit masiv pa pagesë për COVID-19 si dhe ka hapur të gjithë kufijtë për qytetarët e ...

13:06

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI