Flash

Turqi/ Bllokohet teleferiku, qytetarët fillojnë të hidhen nga ajri për t’i shpëtuar të ftohtit

Lapsi.al 10 February 2022
Turqi/ Bllokohet teleferiku, qytetarët fillojnë të hidhen nga

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku pas bllokimit të një teleferiku në një qendër skijimi në Turqi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kartepe të Kocaelit, e cila është qendër e rëndësishme e skijimit në Turqi. Disa prej qytetarëve, të cilët nuk e duruan dot të ftohtin për shkak se defekti nuk u rregullua menjëherë, kanë shpëtuar duke u hedhur nga teleferiku.

Pas 1 ore problemi është rregulluar dhe qytetarët e tjerë të bllokuar kanë shpëtuar. Një prej qytetarëve ka regjistruar momentin e bllokimit në ajër dhe ka treguar se ishin ngrirë nga i ftohti.

“Teleferiku nuk funksionoi për 1 orë. Tashmë jemi ngrirë. Njerëzit kanë filluar të hidheshin. Jemi në gjendje shumë të keqe. Së shpejti do të kemi hipotermi”, tha ai.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet turke kanë filluar tashmë hetimet rreth rastit ndërsa asnjë prej qytetarëve nuk është lënduar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI