Flash

Goditi policin, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 11 February 2022
Goditi policin, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”. Në pranga ka rënë D. A., 57 vjeç, banues në Hamallaj.

Ky i fundit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të automjetit të tij, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan një shkop metalik dhe një shkop gome.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin:

-D. A., 57 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të automjetit të tij, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan një shkop metalik dhe një shkop gome.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI