Flash

Zbritën me dhunë shoferin, 2 persona grabisin një makinë në Poliçan

Lapsi.al 11 February 2022
Zbritën me dhunë shoferin, 2 persona grabisin një makinë

Dy persona gjatë natës kanë grabitur një automjet. Sipas policisë, autorët kanë bzritur me dhunë nga mjeti shoferi dhe më pas i kanë marrë automjetin duke u larguar me shpejtësi.

Por aventura nuk ka zgjatur gjatë. Grabitësit janë lokalizuar dhe prangosur nga policia. Në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

"I vodhën me dhunë automjetin, një shtetasi, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët.

Gjatë natës, në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos”, Poliçan, dy shtetas kanë zbritur me dhunë nga mjeti i tij, shtetasin A. B., dhe pasi ia kanë marrë mjetin, janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë, pasi morën njoftim për rastin, kanë organizuar punën duke ushtruar kontrolle dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorëve, të cilët në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 36 vjeç, banues në Poliçan dhe R. Z., 54 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI