Flash

Krim i rëndë në familje/ 15 vjeçari vret prindërit dhe vëllain pas sherrit për notat në shkollë

Lapsi.al 12 February 2022
Krim i rëndë në familje/ 15 vjeçari vret prindërit

Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë me dyshimin se ka qëlluar dhe vrarë prindërit dhe vëllain 10-vjeçar pas një debati për notat e tij të dobëta në shkollë. Sipas policisë spanjolle, tragjedia, e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në një zonë rurale pranë Elche, 20 km në juglindje të Alicante u zbulua mbrëmë nga një grua që shkoi në shtëpinë e tyre pasi nuk kishte asnjë lajm prej ditësh.

“Gruaja, e cila ishte motra e viktimës shkoi në shtëpi sepse nuk po komunikonte dot me familjarët dhe më pas nipi i tha se kishte vrarë babanë, nënën dhe vëllanë e tij”, tha një zëdhënës i policisë për AFP.

Policia ka gjetur tre trupa brenda shtëpisë. Ai arrestoi të miturin, i cili kishte qëndruar në shtëpi me kufomat për 3 ditë. 15-vjeçari tha se pati një sherr me nënën e tij për notat në shkollë, më pas mori armën e të atit për ta vrarë, dhe më pas qëlloi vëllain e tij 10-vjeçar dhe në fund babain e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI