Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Real Madrid përplaset me shtyllat, vetëm 0-0 kundër Villarreal: Sevilla afrohet -4 nga Blancos

Lapsi.al 12 February 2022
Real Madrid përplaset me shtyllat, vetëm 0-0 kundër Villarreal:

Real Madrid, kryesues i La Liga, është ndalur në barazim 0-0 në fushën e Villarrealit. Një rezultat që i mundëson Sevillas, fituese një ditë më parë, të shkurtojë diferencën nga kreu në vetëm 4 pikë. Skuadra e Ançelotit vuajti shumë në pjesën e parë (Danjuma goditi shtyllën), por Blancos u rritën ndjeshëm në pjesën e dytë, me Bale dhe Jovic që goditën traversën. Rulli e shpëtoi rezultatin dy herë, duke mbajtur barazimin në fuqi. Në ndeshjen tjetër, Cadiz nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Celta Vigo.

Kampionati spanjoll nuk është aspak i mbyllur pas ndeshjes të përfunduar 0-0 mes Real Madrid e Villarreal: në vendin e dytë, Sevilla është vetëm 4 pikë larg. Nëndetësja e verdhë ishte shumë pranë avantazhit në minutën e 18, kur Danjuma goditi nga dy hapa larg me të djathtën por gjeti shtyllën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Asensio mori pasimin e Marcelos dhe lëshoi një goditje me të majtën që kaloi pak mbi traversë. Traun e sipërm e goditi më pas Bale, ndërsa Rulli i mohoi avantazhi Vinicius. Zëvendësimet e shumta të bëra nga Ancelotti nuk e ndryshuan situatën, që nuk u zhbllokua kurrë, pavarësisht nga një tjetër traversë e goditur nga zëvendësuesi Jovic në shtesë të plotë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI