Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Kriza në Ukrainë, SHBA dhe Britania paralajmërime të reja për Rusinë

Lapsi.al 13 February 2022
Kriza në Ukrainë, SHBA dhe Britania paralajmërime të reja

Kriza në Ukrainë vijon që të jetë një ndër shqetësimet kryesore në botë këto kohë veçanërisht për vendet perëndimore që kanë rritur dhe paralajmërimet për një pushtim rus.

Në kuadër të kësaj situate shumë nga vendet perëndimorë kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina, dhe pse Moska deri më tani e mohon me vendosmëri çdo synim për veprim ushtarak.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken mëngjesin e kësaj të diele ka përsëritur sërish se rreziku i një pushtimi rus është i pashmangshëm për të justifikuar largimin e pjesës më të madhe të personelit të ambasadës amerikane në Kiev.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Honolulu pas takimit me ministrat e jashtëm të Japonisë dhe Koresë së Jugut, Blinken përsëriti se kanalet diplomatike me Rusinë për krizën e Ukrainës mbeten të hapura dhe se e vetmja rrugë përpara është që Rusia të tërhiqet.

Nga ana  tjetër  ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace ka paralajmëruar se Rusia kishte vendosur 130,000 trupa dhe armë të rënda përgjatë kufirit me Ukrainën , duke përmendur një kërcënim të afërt pushtimi.

Ndërkohë shumë vende deri më tani kanë bërë thirrje dhe po tërheqin qytetarët e tyre nga Ukraina, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Holandën.

Gjatë samitit të djeshëm, Joe Biden dhe Emanuel Macron patën biseda telefonike me presidentin rus Putin , duke bërë të qartë gatishmërinë e aleatëve perëndimorë për të reaguar. Biseda mes presidentit amerikan dhe homologut të tij rus ka zgjatur një orë e 2 minuta.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se nëse Rusia do të pushtojë  Ukrainën, SHBA dhe aleatët e saj do t’i impononin Rusisë kosto të menjëhershme dhe të rënda.

Biden i kërkoi Putinit të përshkallëzojë tensionet përmes diplomacisë. Nga ana e tij, Kremlini tha se Putini i kishte përcjellë homologut të tij amerikan se shqetësimet e sigurisë së SHBA-së mbi Rusinë nuk i kishin marrë parasysh shqetësimet kryesore dhe se Moska do të përgjigjet së shpejti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI