Flash

Video/ Danilo shpëton Juventusin në shtesë: bardhezinjtë mbajnë Atalantën larg Championsit

Lapsi.al 13 February 2022
Video/ Danilo shpëton Juventusin në shtesë: bardhezinjtë

Atalanta dhe Juventus bllokojnë njëri-tjetrin në përballjen delikate direkte për zonën Champions. Në javën e 25 të Serie A, mes formacioneve të Gasperinit dhe Allegrit përfundoi 1-1 me skuadrat që lënë të pandryshuara distancat mes tyre. Në stadiumin Geëiss deri në të 76' u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar me shumë ritëm dhe mundësi të humbura, por pikërisht atëherë një blitz i Malinovskyi, në një goditje dënimi zhbllokoi ndeshjen. Atalanta nuk e gëzoi dot parakalimin, sepse në kohën shtesë Danilo (92') barazoi rezultatin me kokë, në zhvillimet e një goditje nga këndi.

Seria e rezultateve pozitive të Juventusit në kampionat shkon tashmë në 12 ndeshje, por barazimi vetëm limiton dëmet, duke e mbajtur Atalantën dy pikë prapa. Allegri e pa situatën të vështirë, me zikaltrit që, deri në goditjen me kokë të Danilos, e kishin spostuar nga zona Champions, aty ku pas barazimit Juventus është kthyer me 46 pikë. Torinezët mbeten kështu të katërtët, nuk rikuperojnë pikë ndaj tre skuadrave të kreut, por mban në distancë ekipin e Gasparinit, i cili duhet të rikuperojë një ndeshje.

Serie A Italy

AC Milan 1-0 Sampdoria

Empoli 1-1 Cagliari

Genoa 1-1 Salernitana

Verona 4-0 Udinese

Sassuolo 2-2 Roma

Atalanta 1-1 Juventus

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI