Flash

2 viktima dhe 373 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lapsi.al 15 February 2022
2 viktima dhe 373 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 373 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH). Rastet e reja dolën pas testimit të 3,139 mostrave, që i bie se 11.88 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, po ashtu janë shëruar 1,710 pacientë. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus janë 9,461.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,427 doza të vaksinës. Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 811,331 persona.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën e tretë dhe atë përforcuese mund ta marrin të gjithë personat që para tre muajsh janë imunizuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI