Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

BBC: NATO nuk beson në tërheqjen e trupave ruse

Lapsi.al 15 February 2022
BBC: NATO nuk beson në tërheqjen e trupave ruse

Pavarësisht se Rusia ka tërhequr një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën, një pjesë  e mirë e tyre do të mbeten atje të paktën deri në 20 shkurt. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se stërvitja e forcave të ushtrisë ruse me ato bjelloruse do të  vijojnë deri në këtë datë, edhe pse disa regjimente kanë përfunduar sipas tij stërvitjen dhe tashmë janë duke u larguar nga kufiri ukrainas.

Pas veprimit të Moskës, ka reaguar Jens Stoltenberg,  sipas BBC, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha përpara gazetarëve në Bruksel, se tërheqja e një pjesë të trupave ruse nuk tregon shenja të de-përshkallëzimit të situatës deri më tani.

Por sipas tij, sinjalet nga Moska për rritjen e përpjekjeve diplomatike tregojnë se ka shpresë për optimizëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI