Flash

Në gjendje të rëndë pas aksidentit në punë, arrestohet drejtuesi i punimeve në Elbasan

Lapsi.al 15 February 2022
Në gjendje të rëndë pas aksidentit në punë,

Një 63-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pas aksidentit që ndodhi një ditë më parë në punë ku si pasojë u dëmtuar një shtetas.

Policia bën me dije se i arrestuari është drejtuesi i punimeve në objektin ku u aksidentua një shtetas. Shtetasi i dëmtuar Y. Ç., ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shendetsore.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Z. S., 63 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë drejtues punimesh në objektin në pronësi të shtetasit I. Sh., sepse duke punuar në këtë objekt, është dëmtuar shtetasi Y. Ç., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shendetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI