Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Arsyet/ Plas keq mes Berishës dhe News 24 të Irfan Hysenbelliut

Lapsi.al 16 February 2022
Arsyet/ Plas keq mes Berishës dhe News 24 të Irfan Hysenbelliut

Nuk ka të ndalur beteja mes ish kryeministri Sali Berisha dhe televizionit informativ News 24, madje edhe pronarit të tij Irfan Hysenbelliu. Ndërsa këta të fundit kanë marrë një krah shpeshherë dhe jo profesional në luftën e brendëshme që ka filluar në PD, më në fund Berisha ka vendosur të reagojë. Fillimisht ai e akuzoi News 24 se manipulon faktet duke thënë se Berisha në një takim elektoral në Durrës ka mbrojtur Vangjush Dakon (foto poshtë). Prijësi i foltores botoi videon e plotë ku ai thoshte të kundërtën.

Image

Lexo me tej:

Berisha denoncon Irfan Hysenbelliun: Kapteri i Taulant Ballës që financon mediat me paratë e inceneratorëve, manipuloi deklaratën time për llogari të Bashës (VIDEO)

Disa ditë më parë, po Berisha ka ripostuar një lajm në Facebookun e vet ku denoncohej se Lulzim Basha ishte takuar me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën në lokalin e Gjergj Lucës në Labinot. Që prej asaj dite, ai e etiketon News 24 si "Media Balla e Irfanit".

Televizioni, gazeta dhe portalet e "Focus Grup" kanë mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim tendencioz, që kur shpërtheu konflikti at vrasës në PD. Ata shpesh i kanë dhënë hapësirë vetëm njërës palë, madje duke u bërë disa herë edhe zëdhënëse të "fake news" që kishin si burim fraksionin e vulës. 

Eshtë me siguri ky qëndrim i anshëm dhe jo parimi i lirisë së informacionit, që e ka shtyrë Berishën të futet në konfikt publik me mediat e Irfan Hysenbelliut. Dhe duket se ai ka përdorur të njëjtën taktikë si ata që kritikon. Fillimisht Syri.net, një media pro tij, denoncoi se nga televizioni News 24 ishte hequr një kronikë ku shprehej dufi i qytetarëve me vjedhjen e madhe të inceneratorëve.

Syri botoi edhe tekstin e kronikës së censuruar ku thuhej: “Afera e inceneratorëve, ku 430 milionë euro janë dhënë nga qeveria për një shërbim të pakryer, ka indinjuar edhe qytetarët, të cilët mendojnë se paratë e tyre shpërdorohen dhe shkojnë në xhepat e të korruptuarve. Ata fajësojnë qeverinë dhe drejtësinë që nuk penalizon përgjegjësit e vjedhjes së parave të popullit”, thuhet në kronikën e përgatitur nga News24.

Vetëm pak kohë pas saj, Berisha e publikoi në Facebook-un e tij këtë kronikë me shënimin: "Urdhërohet heqja e kronikës së gazetarit të News 24 për vjedhjen e Ramës me inceneratorët!", shkruan Berisha në Facebook: "Super skandal! Urdhërohet heqja e kronikës së gazetarit të News 24 per vjedhjen e Ramës me inceneratorët! Kronika qe keni ne video pasi u transmetua u hoq menjeherë. Dihet se Media Balla e Irfanit ka marrë vetë nga paratë e takspaguesve per inceneratorët qindra milionë lekë".

Pas këtij mesazhi, mediat pranë Berishës vijuan sulmin. Sipas tyre kjo bëhej sepse grupi i drejtuar nga Irfan Hysenbelliu, që tani është renditur pro Bashës, rezultojnë të jenë paguar gati 25 mijë euro në muaj ose të paktën 300 mijë euro nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI