Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Biden për krizën në Ukrainë: Kostoja njerëzore e një sulmi do të jetë shumë e madhe

Lapsi.al 16 February 2022
Biden për krizën në Ukrainë: Kostoja njerëzore e

Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur se nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, kostoja njerëzore do të jetë shumë e madhe. Gjatë një fjalimi, Biden tha se SHBA-ja është e gatshme të përgjigjet me vendosmëri ndaj një lëvizjeje të tillë.

Presidenti amerikan tha se Rusia tani ka grumbulluar rreth 150,000 trupa në kufirin me Ukrainën. Ndërsa ministri rus i mbrojtjes ka thënë se disa forca janë tërhequr por Biden tha se diçka e tillë nuk ishte verifikuar.

“Largimi i forcave ruse do të ishte diçka pozitive por ne nuk e kemi verifikuar ende këtë. Nuk kemi verifikuar ende se njësitë ushtarake ruse po kthehen në bazat e tyre vendase,” tha presidenti i SHBA-së.

Të martën, Ukraina tha se një sulm kibernetik ka ndodhur me faqet e internetit të Ministrisë së saj të Mbrojtjes dhe dy bankave. Shkaku nuk është ende i qartë, por kjo nuk është hera e parë që Ukraina ka pësuar sulme të tilla.

Prej kohësh ekziston shqetësimi se, në vend të një pushtimi në shkallë të plotë, Rusia mund të përdorë mjete të tjera për të destabilizuar Ukrainën, për shembull përmes sulmeve kibernetike.

Presidenti Biden tha të martën se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për t’iu përgjigjur çdo lëvizjeje të tillë. Fjalimi i Biden erdhi disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se shqetësimet e Moskës për sigurinë duhet të merren seriozisht.

Putin gjithmonë ka mohuar planifikimin e një sulmi  dhe tha se Rusia nuk dëshiron një luftë tjetër në Europë. Megjithatë, tensionet janë rritur që nga nëntori.

Pas raporteve të mëparshme se inteligjenca amerikane besonte se Rusia mund të sulmonte Ukrainën të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shpalli atë si një ditë uniteti, duke u bërë thirrje qytetarëve të valëvisin flamurin e vendit dhe të veshin shirita blu dhe të verdhë – ngjyrat kombëtare të Ukrainës.

Të këshilluara

Putin: Nuk duam një luftë në Europë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua këtë të martë me Presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet në lidhje me krizën në Ukrain...

17:55

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI