Flash

Integrimi në BE/ Rama: Nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare edhe pas presidencës franceze, do ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 16 February 2022
Integrimi në BE/ Rama: Nëse nuk mbahet konferenca e parë

Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë që e shoqërojnë në këtë vizitë. Nga SHBA, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE nëse nuk realizohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare as pas presidencës franceze. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë të burgosurin  e saj, duke iu referuar këtu Maqedonisë së Veriut.

"Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do realizohet hapja e konferencës, është pa kuptim që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet. Kjo mund të vazhdojë pa fund dhe është e padrejtë për Shqipërinë që i ka kryer të gjitha detyrat tashmë", tha Rama.

Ndërkohë kujtojmë që dje ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski foli në lidhje me marrëdhënien dy palëshe me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mes Bullgarisë dhe RMV-së po zhvillohen bisedime intensive, duke theksuar që ky proces ka për synim rezultate të qëndrueshme. Raytchevski ndërkohë nënvizoi se sipas tij Shqipëria i ka kryer detyrat e saj.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites territori ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje në vend. Parash...

07:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI