Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Rusia kërkon të vendosë në trysni NATO-n: Shpallni publikisht se Ukraina nuk do të jetë pjesë e aleancës

Lapsi.al 16 February 2022
Rusia kërkon të vendosë në trysni NATO-n: Shpallni

Diplomati rus, Konstantin Gavrilov, është shprehur në një deklaratë se Moska kërkon prej NATO-s të deklarojë që nuk do ta lejojë Ukrainën në gjirin e saj.

“Rusia do të insistojë që NATO të shpallë publikisht se Ukraina nuk do të jetë kurrë pjesë e aleancës”, u shpreh ai.

Komentet e Gavrilov vijnë ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel, në një takim që do të zgjasë dy ditë. Rusia ka kërkuar vazhdimisht garancinë e fuqive perëndimore që Ukraina të mos jetë pjesë aleancës.

Nga ana tjetër, NATO thotë se Ukraina, si një komb sovran duhet të jetë e lirë të vendosë për aleancat e saj të sigurisë.

Ukraina është aktualisht një “vend partner”, që do të thotë se mund të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën për të shfuqizuar Rusinë. Ai ka kërkuar që NATO t’i japë fund aktiviteteve të saj ushtarake në Europën Lindore.

Të këshilluara

Putin: Nuk duam një luftë në Europë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua këtë të martë me Presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet në lidhje me krizën në Ukrain...

17:55

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI