Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Situata e nderë/ Deklarata e shefit të NATO-s: Jemi gati për më të keqen

Lapsi.al 16 February 2022
Situata e nderë/ Deklarata e shefit të NATO-s: Jemi gati për

“Ne punojmë shumë për më të mirën, një zgjidhje politike paqësore, por jemi gjithashtu të përgatitur për më të keqen që Rusia pushton edhe një herë Ukrainën,” thotë shefi i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po marrin pjesë në një takim dy-ditor në Bruksel, i cili fillon sot dhe ka në fokus zhvillimet në kufirin Rusi-Ukrainë si edhe rrezikun që paraqesin politikat e Putinit ndaj Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili po kryeson bisedimet, u tha mediave se NATO është e gatshme të bisedojë nëse Rusia është e gatshme t’i japë një shans diplomacisë duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh, atëhere aleanca është gati edhe për më të keqen.

Ai thotë se numri i trupave ruse në kufirin me Ukrainën vazhdon të rritet dhe pritet të vijohet me të njëjtën ecuri.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që të bëjnë atë që thonë dhe të ulin realisht tensionet. Ulje e tensioneve do të thotë që tërheqja e trupave ruse të jetë reale për të shmangur çdo konflikt në Evropë”, shton ai.

Stoltenberg thotë se Rusia ka avancuar shumë duke dërguar në kufi pajisjet ushtarake dhe tani thotë se po tërheq forcat ushtarake.

“Ata mund ta rikthejnë personelin shumë shpejt dhe shumë lehtë”, tha ai duke shtuar se NATO duhet të shohë një tërheqje të qëndrueshme nga Rusia.

Të këshilluara

Putin: Nuk duam një luftë në Europë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua këtë të martë me Presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet në lidhje me krizën në Ukrain...

17:55

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI