Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Vendimi surprizë/ Meta nuk shkarkohet, nuk ka shkelje të rënda kushtetuese

Lapsi.al 16 February 2022
Vendimi surprizë/ Meta nuk shkarkohet, nuk ka shkelje të rënda
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta lerë presidentin Ilir Meta në detyrë duke rrëzuar kërkesën e parlamentit se ai kishte bërë shkelje të rënda kushtetuese. Pas një mbledhjeje maratonë që ka filluar që në mëngjes dhe ka zgjatur deri në orët e vona të së mërkurës, 7 gjyqtarët, të ngujuar në kushte izolimi të plotë duke ndërprerë ç'do komunikim me botën e jashtme, kanë mbërritur në përfundimin se kreu i shtetit nuk ka bëtrë shkelje që mund të justifikojnë ndërprerjen e mandatit të tij. Gjykata vendosi "Shfuqizimin e vendimit ... të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës” thuhet në njoftimin paraprak, pasi arsyetimi i plotë nuk është zbardhur ende. Sipas komunikatës së zbardhur as “faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor" as ato "që lidhen me prishjen e marrëdhënieve me partnerët strategjikë", as pretendimet e paraqitura si "shkelje të rendit dhe sigurisë publike", nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Po ashtu, sipas Gjykatës, faktet e paraqitura nga socialistët si "shkelje të nenit 94 të Kushtetutës", që thekson se “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë"  nuk përbëjnë shkelje të rënda”. Lexo me tej:

LAJM I FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për shkarkimin e Metës

Njëkohësisht me këtë gjykim për thelbin, Gjykata i ka dhënë nga ana tjetër, të drejtë kuvendit të legjistraturës së shkuar në procedurat që ka ndjekur për procesin e shkarkimit. Ndonëse këshilltarët ligjorë të Kreut të Shtetit e mbështetën në mënyrë të veçantë mbrojtjen e tyre, pikërisht te shkeljet e rënda që sipas tyre ishin kryer nga parlamenti që nga momenti i shqyrtimit të kërkesës së deputetëve që vunë në lëvizje parlamentin, deri në marrjen e vendimit, Kushtetuesja ka hedhur poshtë pretendimet e Metës se komisioni hetimor ishte ngritur në shkelje të afateve, se parlamenti i paplotë ishte i paligjshëm dhe se "Legjislatura X e Kuvendit, bazuar në parimin e vazhdimësisë institucionale, ka legjitimitet për të përfaqësuar Legjislaturën IX të tij. "Legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet substancial, në vlerësim të momentit të konstituimit të Kuvendit, zëvendësimit të deputetëve, numrit të përgjithshëm të deputetëve, mungesës së vendimeve të organeve kompetente për të deklaruar parregullsinë apo pavlefshmërinë e zëvendësimit të mandateve dhe mundësisë së kësaj Legjislature për të arritur kuorumet e nevojshme, si dhe tërësisë së ligjeve dhe vendimeve të miratuara" thuhet në njoftimin e gjykatës. Presidenca është treguar e pakënaqur me këtë vendim. Sipas saj komisioni hetimor ishte i paligjshëm ndaj menjëherë zëdhënësi i saj Tedi Blushi ka reaguar: “ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar! “, shkruar Blushi. Ata që janë kritikë me aktivitetin politik të Metës duket se nuk e kanë pritur mirë vendimin. Gazetari Mero Baze ka shkruar në Facebook-un e tij menjëherë pas vendimit: “Gjykata Kushtetuese paska vendosur që Ilir Meta është president normal. Kjo e shpëton Ilir Metën dhe dy muaj më shumë në zyrë, por ky vendim ka vrarë përfundimisht institucionin e Presidentit të Shqipërisë. Në atë zyrë tani bë çfarë të duash pasi të mbron historia e Ilir Metës. Madje dhe po je aratisur nga çmendina e je strehuar aty”. Ende nuk dihet se si është votuar mes shtatë gjykatësve kushtetues, as nëse do të ketë një vendim pakice të atyre që u renditën pro shkarkimit. Por, kjo gjë pritet të zbardhet në ditët në vijim sepse nga sot Kushtetuesja ka një muaj kohë për të bërë publike arsyet e vendimit të marë. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI