Flash

Vrasja e Prek Tonaj-t, gjykata e Shkodës vendos arrest me burg 35 ditë për të dyshuarin

Lapsi.al 16 February 2022
Vrasja e Prek Tonaj-t, gjykata e Shkodës vendos arrest me burg 35 ditë

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë 35 ditë arrest në burg për Eduart Kësolla, 30-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Prek Tonaj në Shkodër. 47-vjeçari Tonaj u vra me armë zjarri në 13 shkurt të këtij në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak metra larg shtëpisë së viktimës, i cili kishte shkuar për të konsumuar diçka në brendësi të një lokali. Vetëm pak minuta me vonë, një person i maskuar është futur brenda në lokal, ka kërcënuar klientët e tjerë që të mos lëvizin. Autori më pas i është afruar 47-vjeçarit dhe e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Në seancën gjyqësore, Kësolla nuk ka folur, ndërsa avokati mbrojtës i tij kërkoi që prokuroria të dorëzojë prova evidente që implikojnë 30-vjeçarin. Ndërkohë, prokuroria dyshon se vrasja ka si shkak gjakmarrjen, pasi në të kaluarën, familjes Tonaj, i ishin vrarë edhe dy djem të tjerë. Për njërin prej djemve familja ka marrë hakun në 1996, duke vrarë autorin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI